Messi: Ndeshja me Uruguain, si një finale
15/07/2011 14:15
Ndeshja e së shtunës kundër Uruguait do të jetë si një finale. Me këto fjalë Lionel Messi paralajmëron Argjentinën, pas vërshëllimave të tifozëve të bëra pas fillimit të calë të Kupës së Amerikës.
Për sulmuesin më të mirë në botë, sfida me kundërshtarët historikë është shumë më tepër se një cerekfinale.
“Prej shumë kohësh nuk kemi ngritur një trofe, tani ëndërrojmë Kupën”, ka deklaruar “pleshti” në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera ka kritikuar krahasimet mes Argjentinës dhe Barcelonës.
“Janë të gabuara. Nuk mund të bëhen krahasime mes kombëtares dhe klubit”, ka shtuar Messi, nga i cili pritet një performancë me gola në këtë turne.
Top Channel