Meksikë, zbulohet super-plantacioni i marijuanës

15/07/2011 09:30

Ushtria meksikane ka deklaruar se ka zbuluar një fushë të madhe me marijuanë në shtetin verior të Baja Kalifornia.

Ushtarët ishin duke patrulluar zonën, rreth 300 kilometra në jug të kufirit me SHBA, në momentin që gjetën plantacionin.

Fusha, në afërsi të qytetit San Kuintin, me një sipërfaqe prej 1.2 kilometrash katrorë, ishte e rrethuar nga një gardh me kaktusë.

Autoritetet meksikane kanë deklaruar se se bëhet fjalë për plantacionin më të madh të gjetur ndonjëherë në vend dhe se vlera e tij shkon në 160 milionë dollarë.

Sipas burimeve, ende nuk dihet se kush e zotëronte plantacionin në fjalë, në të cilin punonin rreth 60 persona, të cilët u larguan sapo panë ushtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA