Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të takohet me drejtues të NATO-s dhe diplomatë arabë në Turqi, për të gjetur një zgjidhje mbi krizën në Libi.
Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit të Libisë, e katërta që nga muaji mars, do diskutohet gjithashtu për ndihmën ndaj rebelëve.
Në këtë mbledhje, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga 15 vende, do të jenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm britanik William Hague, ai italian Franco Frattini dhe ai i Francës, Alain Juppe.
Ky i fundit këtë javë ka zhvilluar një seri bisedimesh për një zgjidhje politike të bazuar në kontaktet me kolonelin Muammar Gaddafi.
Franca ka luajtur një rol kyc në nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s në Libi, nën mandatin e OKB-së për të mbrojtur popullsinë lokale.
Top Channel