Indonezi, aktivizohet vullkani i një ishulli

15/07/2011 10:15

Mijëra persona në një ishull indinezian janë detyruar të bratisin shtëpitë e tyre për shkak të aktivizimit të ashpër të një vullkani.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave aktivizimi i vullkanit arriti pikun gjatë natës, por për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.

Muajin e kaluar, në zonën në fjalë pati një rritje të ndjeshme të aktivitetit vullkanik dhe alarmi u ngrit në nivelin më të lartë vetëm para dy ditësh.

Aktivizimi i vullkanit solli hi, rërë dhe gurë që hidheshin me forcë në ajër. Në zonën e kërcënuar jetojnë 28 mijë banorë, nga të cilët 4400 janë larguar, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA