Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, Nikolla Gruevski pritet të dorëzojë sot në Parlament programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Menjëherë pas pranimit të propozimit, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski do të caktojë seancën për votimin e qeverisë.

Kjo seancë do të zhvillohet brenda javës së ardhshme, ashtu sic e parashikon afati ligjor.

Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI i kanë dhënë fund përpilimit të listës së ministrave, por nuk kanë bërë publike se cfarë përmban programi qeveritar dhe cilat janë prioritetet kryesore.

Top Channel