Fatura e re e energjisë

15/07/2011 20:55

Enti Rregullator i Energjisë në një përgjigje zyrtare të drejtuara deputeti socialist Erion Braçe i cili denoncoi mënyrën e re të llogaritjes së energjisë elektrike të aplikuar dy muajt e fundit nga kompania ÇEZ shprehet se kjo mënyrë llogaritje nuk përputhet me aktet ligjore.

Sipas skemës së re të ÇEZ, konsumi nga 0 deri në 300 kilovatorë në muaj që ka çmimin 7.7 lekë llogaritet me mesatare ditore 10 kilovatorë konsum në ditë.

Sipas kësaj formule, blloku social me 300 kilovatorë, që konsumatori e paguan me çmimin 7.7 lekë mund të ndryshonte, të ishte më i madh ose më i vogël në varësi të ditëve që ishin lexuar në faturë.

ÇEZ thotë se kjo mënyrë faturimi shmangte rëndimin e konsumatorëve për periudha faturimi më të mëdha se 30 ditë.

“Ne nuk kemi mundësi teknike të bëjmë faturim fiks për 30 ditë për 1 milion konsumatorët tanë. Ndaj për të mos impaktuar financiarisht konsumatorët zgjodhëm këtë skemë me faturim ditor”, është shprehur Fabiola Haxhillari, përfaqësuese e ÇEZ Shpërndarje.

Por Enti argumenton se kontrata e furnizimit përcakton që ÇEZ ka detyrimin të kryejë leximin e faturave çdo muaj dhe se fusha sociale 300 kilovatorë është sasi mujore jo ditore.

Në vendimin e marrë ERE detyron ÇEZ që të ndalojë menjëherë këtë mënyrë llogaritje të faturave për konsumatorët dhe të rikthejë faturimin e mëparshëm me bazë mujore.

E vënë në dijeni me këtë vendim, ÇEZ thotë se do e zbatojë, por parlajmëron se ky vendim do rikthejë sërish penalizimet për konsumatorët që faturohen për periudha më të gjata se 30 ditë.

“Vendimi dhe rregullat e erës janë të paqartë. Tani ERE të na shpjegojë se si do e zgjidhim teknikisht punën e faturimeve më të gjata se 30 ditë sepse ne jemi të bindur që do na rikthehen ankesat”, thotë Fabiola Haxhillari, ÇEZ Shpërndarja.

Në vendim ERE detyron ÇEZ që të risistemoj faturimet e bëra në muajt e fundit, sipas metodës së re me konsum ditor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA