Etiopi, miliona në rrezik nga kolera
15/07/2011 19:05
Pesë milionë persona janë në rrezik nga kolera për shkak të thatësirës që ka goditur Etiopinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë me anë të një komunikate për mediat.
Kolera, një infeksion i zorrëve që shkakton diarre, mund të çojë në dezidratimin e trupit dhe nganjëherë deri në vdekje, nëse nuk ndërhyhet në kohë.
Top Channel