Dorëhiqet shefja e News International

15/07/2011 12:10

Rebekah Brooks, drejtore ekzekutive e News International, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania e manjatit australian Rupert Murdoch.

Largimi i saj vjen pas presioneve në rritje për dorëheqje për shkak të zbulimit të skandalit të përgjimeve.

Në një deklaratë, ajo shprehet se ndjen një përgjegjësi të thellë për personat që janë lënduar nga ky veprim.

Brooks ishte redaktore e “News of the World” kur telefoni celular i adoleshentes së vrarë, Milly Dowler, u përgjua ilegalisht nga një detektiv privat për llogari të gazetës.

“Kam besuar se veprimi i duhur dhe i përgjegjshëm ka qenë ai që do të na conte në zemër të krizës. Gjithësesi, dëshira ime për të qendruar në urë më ka kthyer në një figurë qendrore të debatit”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA