Digitalb feston 7-vjetorin

15/07/2011 23:35

7 vite më parë, më 15 korrik të 2004-ës, kompania Digitalb nisi transmetimet e saj, çka çoi në një ndryshim të madh të historikut të transmetimeve televizive në Shqipëri, ndërsa u rendit si ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Europë.

Për të festuar krijimin e saj, sot në mbrëmje u zhvillua një koncert në sheshin “Nënë Tereza”, me Alban Skënderaj.

Këngëtari promovoi edhe albumin e tij të tretë me titull “Ende ka shpresë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA