Deficiti, Obama: S’ka më kohë

15/07/2011 04:10

Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se nuk ka më kohë për të miratuar një plan që do të reduktojë deficitin e Shteteve të Bashkuara.

“Ka ardhur momenti të vendosim. Amerikanët do të humbasin durimin nëse mendojnë se politikanët luajnë dhe nuk duan të zgjidhin seriozisht problemin e deficitit”, tha Obama.

Deklarata e Presidentit ka ardhur pas dështimit të tryezës së pestë mes Demokratëve dhe Republikanëve për arritjen gjetjen e një plani me emërues të përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA