Countryman: Nota zgjedhjeve

15/07/2011 21:45

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen i është rikthyer zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit bëri edhe një herë një vlerësim pozitiv të pjesëmarrjes në votime, që siç ka thënë edhe më parë, është tregues i atij që ai e quan “interes i shqiptarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë”.

Por Cantrimen ka shprehur dyshime mbi mënyrën sesi u zhvillua proçesi i numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës, dyshime të cilat lidheshin më së shumti me bazën ligjore për të vendosur mbi numërimin e një kategorie të caktuara.

Komuniteti ndërkombëtar, tha Kantrimen, mund të japë ndihmën e tij që në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të mos vihen më re probleme si ato që u panë në 8 maj.

Ajo që zëvendësndihmës sekretari i shtetit theksoi në këtë kontekst ishte fakti që rregullat duhet të jenë sa më të qarta dhe kjo përpara fillimit të votimit.

Ndërkombëtarët mund të ndihmojnë vërtet, shtoi zyrtari i lartë amerikan, por për këtë lipset që politikanët shqiptare të veprojnë me pjekuri, të komunikojnë me mirësjellje me njeri-tjetrin si dhe të jenë të gatshëm për kompromise.

Me komentet e fundit, Kantrimen, sipas Zërit të Amerikës, i është referuar polemikave të ashpra që vihen re rëndom mes politikanëve shqiptarë.

Pas zgjedhjeve të 2009-tës, ka thënë ai, vëmendja në Shqipëri u përqendrua tek dy partitë e mëdha, tek liderët dhe rivaliteti mes tyre, në një kohë kur në fokus duhet të ishin interesat reale të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA