Carla Bruni: Shtatzania, lumturi që nuk e prisja

15/07/2011 17:20

Zonja e parë e Francës, Carla Bruni, ka deklaruar se fëmija që pret nga Nicolas Sarkozy është një “lumturi e papritur”.

Bruni sqaroi se fshehtësia e mbajtur rreth fëmijës që pret ishte një dëshirë e saj për të ruajtur jetën e saj private.

“Është një lumturi e madhe për mua, por në fund të fundit është diçka e zakonshme që i ndodh femrave dhe për këtë arsye nuk më dukej e arsyeshme që të flitej çdo ditë për shtatzaninë time”, thekson bashkëshortja e presidentit të Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA