Osama Bin Laden po përgatiste një tjetër atentat terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara, në të tilla përmasa sa të linte po aq gjurmë sa 11 Shtatori i 2001-t.
Kështu shkruan Wall Street Journal, sipas të cilës plani është zbuluar nga dokumentet e sekuestruara nga autoritetet amerikane në kompjuterin e Bin Laden pas operacionit të 2 majit në Abotabat të Pakistanit që coi në vrasjen e kryeterroristit.
Sulmet planifikoheshin të kryheshin me rastin e 10 vjetorit të tragjedisë së 11 Shtatorit. Këtë herë Bin Laden në planin e tij nuk kishte zgjedhur ajrin, por tokën. Sulmi do të kryhej ndaj trenave dhe metrove në Nju Jork.
Nuk botohen detaje të mëtejshme të planit të sulmit, por Wall Street Journal shkruan se plani ishte ende në projektim fillestar.
Top Channel