Berisha: Jo ndryshimeve kushtetuese
15/07/2011 22:55
Kundër ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi menjëherë kryeministri Sali Berisha.
“Ky proces, liritë tuaja, zhvillimi i vendit ka një kusht mbi të gjitha kushtet dhe ky kusht është zbatimi i ligjit. Ky kusht është të gjithë të barabartë para ligjit”, u shpreh Berisha në një takim në Baldushk.
“Atyre që bërtasin të ndryshojmë kushtetutën, sa here i lëviz karrigia, atyre do tu them këtu sot, se ky vend ka nevojë të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë ligjet dhe se ju që doni të ndryshoni drejtimin e orës duhet të ndryshoni velat se drejtimi i orës nuk ndryshon”, shtoi kryeministri.
Top Channel