Aleanca Kuq e Zi në Prishtinë

15/07/2011 21:15

“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”. Këto vargje janë shkruar nga rilindasi Naim Frashëri, para më shumë se 100 viteve dhe që nga ajo kohë Shqipëria na ka dhënë nder, por ende emrin shqiptar.

Kështu u tha në një debat të mbajtur në Prishtinë nga Aleanca Kuq e Zi, ku sipas aktivistëve emri shqiptar fillon nga pasaporta dhe për këtë arsye duhet që një komb, të ketë një pasaportë.

Për Kreshnik Spahiu ende jemi të paaftë për të përcaktuar një të ardhme të përbashkët.

Sipas tij, duhet të hiqet një paragraf nga neni 9 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që shqiptarëve kudo që janë t’u lehtësohet paisja me pasaportë shqiptare.

Sipas tij, politikanët shqiptarë janë inferiorë dhe nëse standardet ndërkombëtare këtë gjë ua lejojnë kombeve të tjera, atëherë kjo duhet të ndodhë edhe për shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA