Vrasja e policit, refuzohet gjykimi i shkurtuar

14/07/2011 16:15

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën për gjykim të
shkurtuar, të tre adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e policit Roland
Likaj, në Vlore vitin e kaluar.

Gjykata cmoi se procesi duhet t’i nenshtrohet hetimit gjyqesor. Me kete vendim gjykata nuk i dha mundesi per perfitim te uljes se mases se denimit te akuzuarve. Nen akuze ndodhet edhe Saleo Stojani 18-vjecari qe prej vitesh ka qene nje nder emrat me te lakuar te krimit ordiner ne Shqiperi, pasi ka kryer nje numer te madh vjedhjesh.

Prokurori i ceshtjes Xhevat Hana lexoi kerkesen per gjykim duke ngritur akuzen per vrasje ne rrethana cilesuese te punonjesit te policise, per te pandehurin Jetnor Nakoleci, i cili ka pranuar vrasjen. Ndersa per Saleo Stojanin dhe Eridon Zeqon eshte ngritur akuza e moskallzimit te krimit.

Mbrojtja e vrasesit te policit i kerkoi gjykates qe vetem i akuzari Nakoleci duhet t’i nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore per gjendjen psiqike ne te cilen ndodhet i akuzuari. Ndersa dy mbrojtesit e tjere, klientet e te cileve akuzohen vetem per moskallzimin krimi, rezervuan te drejten per te ngritur pretendimet e tyre ne seancen e radhes.

Tre te akuzuarit e ketij procesi ne tetorin e vitit te kaluar ishin duke tentuar vjedhjen e nje banese ne Vlore. Inspektori i policise nderhyri per te kryer arrestimet e tyre, dhe njeri prej tyre Nakoleci arriti qe ta qellonte ate me nje plumb ne koke ne distance te afert. Autoret u zbuluan vetem pas 5 muajsh nga policia, pas rrefimit te njerit prej familjareve te te akuzuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA