Turqi, rebelët kurdë vrasin 12 ushtarë
14/07/2011 18:10
Të paktën 12 ushtarë turq kanë mbetur të vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri me terroristët kurdë, në jug-lindje të Turqisë.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë turke, sipas të cilave dy nga ushtarët e plagosur janë në gjendje kritike.
Sipas burimeve, përleshjet e armatosura, ndër më të dhunshmet e kohëve të fundit, janë regjistruar në rajonin e Silvanit.
Kryeministri Taip Erdogan dhe kreu i shtabit të përgjithshëm, Isik Kosaner kanë anuluar një takim me shefin e shërbimeve sekrete, për t’u marrë me këtë cështje.
Top Channel