Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, duke folur nga foltorja e
deputetëve deklaroi se opozita është duke sulmuar dhe akuzuar pa fakte
Kolegjin Zgjedhor pas vendimit të tij në favor të Lulzim Bashës.
Topalli iu referua deklaratave te zyrtareve te opozites, për pagesen e rryshfeteve në adresë të gjykatësve.
“Kush i sulmoi tetë anëtarë të Kolegjit, përse i sulmuan? Zoti Rama në median ndërkombëtare, njihet si mister 20 përqindëshi, dhe ai sulmoi tetë gjyqtarë, duke i thënë se kanë marrë miliona euro rryshfet. Mister 20 përqindëshi prej vitesh ka funksionuar vetëm në bazë të doktrinës të frikësimit, të kërcënimit dhe mendon se kështu mund të realizojë qëllimet e tija edhe ndaj drejtësisë dhe gjyqësorit”, tha Topalli.
Top Channel