Skandali, Murdoch tërhiqet nga BSkyB

14/07/2011 02:00

Manjati australian i mediave dhe pronari i grupit News International u tërhoq nga plani i tij për blerjen e aksioneve të kanalit televiziv B Sky B, pas skandalit me përgjimet që coi në mbylljen e gazetës së famshme News of the World.

Tërheqja e Rupert Murdoch ndodhi pikërisht në kohën që në parlamentin e Anglisë po votohej një mocion që i kërkonte atij ta anulonte këtë operacion financiar.

Zv/presidenti i News Corp. shpjegoi se në të tilla kushte ishte mjaft e vështirë për të ecur përpara. News Corp. mbetet e angazhuar si një aksioner aftagjatë i BskyB, tha ai.

Fill pas deklaratës aksionet e platformës dixhitale ranë me 4 përqind ndërsa aksionet e News Corp. u rriten me 6.5 përqind në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA