Në Tiranë zhvillohet takimi për njësitë e përbashkëta rajonale hetimore, në kuadër të programit të Sfidës së Mijëvjeçarit.
Ambasadori amerikan në vendin tonë falenderoi bashkëpunimin mes njësive të përbashkëta hetimore për luftën kundër korrupsionit.
Alekandër Arvizu deklaroi se prokurorët kanë rol të rëndësishëm në hetim dhe tha se Shqipëria ka pasur suksese dhe dështime.
Kryediplomati amerikan në Tiranë kërkoi ndryshimin e legjislacionit shqiptar për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se për luftën kundër hetimit ekonomik-financiar duhen ndërmarrë masa konkrete.
“Gjatë vitit 2011 po hetohen raste të shumta të dyshuara për pastrim parash dhe të ardhura nga veprimtari korruptive”, theksoi Bode.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Avenir Peka, deklaroi se Policia e Shtetit është angazhuar plotësisht për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shefi i SHISH-it, Bahri Shaqiri, ofroi bashkëpunim aktiv në kundërvënien ndaj krimit të organizuar.
Kryetari i ILDKP-së, Adriatik Llalla, deklaroi se krijimi i njësive të përbashkëta hetimore ka ndikuar në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Llalla tha se këto njësi hetimore janë një guidë e rëndësishme për hartimin e statistikave më të mira kundër korrupsionit.
Top Channel