Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka folur për situatën në Siri, duke e cilësuar si “absolutisht të papranueshme” sjelljen e presidentit Bashar al Assad.
“Cdo diktator që bën që të rrjedhë gjaku do të japë llogari në gjykatën ndërkombëtare penale”, ka theksuar Sarkozy.
Më pas, me rastin e paradës ushtarake të 14 korrikut në Champs-Elysees, Sarkozy ka konfirmuar kalendarin e tërheqjes së trupave nga Afganistani.
“Tërheqja do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë deri në vitin 2013”, ka deklaruar Sarkozy për televizionet franceze.
Kreu i pallatit Elize ka përsëritur kështu atë që u tha vetë ushtarëve gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Afganistan.
Tërheqja e trupave franceze, sipas Sarkozy, do të bëhet paralelisht me kalendarin e tërheqjes së trupave amerikane, të njoftuar nga presidenti Barack Obama.
Konfirmimi i presidentit francez vjen një ditë pasi pesë ushtarë nga ky vend mbetën të vrarë në një atentat vetëvrasës në Afganistan.
Top Channel