Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se PS ka fituar në të gjithë Shqipërinë dhe se votimi për këshillat bashkiakë dhe komunalë nuk është një votim që tregon vullnetin e zgjedhësve.
Duke folur për të ardhmen në PS të deputetit Kastriot Islami, Rama theksoi në “Top Story” se “çdo vendim do të merret në kohën e duhur”.
“Tirana ishte një rast më vete. Ajo që ka ndodhur në Tiranë ishte vënia në jetë e një operacioni manipulimi industrial me karta të vëna në qarkullim për të materializuar vjedhjen përmes votimit. Ajo që ka ndodhur në pjesën tjetër ka dy aspekte. Një aspekt është vota në tërësi. Ne jo vetëm kemi fituar votat në tërë territorin, por edhe kemi fituar në të gjithë Shqipërinë në betejën kandidat me kandidat më shumë vota. Ndërkohë që në aspketin e votave për këshillin e bashkive dhe komunave kjo nuk është një votë politike sidomos në zonat rurale ku bëhet fjalë për vota për këshilltar dhe lidhje familjare e klanore që nuk pasqyrojnë vullnetin politik të zgjedhësit. Ne kemi arritur në këto zgjedhje të fitojmë bindshëm. Ndërkohë që në territoret e tjera na mbetet për punuar më shumë për t’ia dale”, është shprehur Rama.
“Nëse pushteti do ia kishte dedikuar Bashkinë Tiranës me votë nuk do ishte ky shqetësim i thellë opinioni publik. Ajo që ka ndodhur nuk ka të bëjë thejshtë me zgjedhje për Bashkinë e Tiranës, por me sinjalin e qartë që të gjitha kanë marrë për ata që ka ndodhur për ditë me radhë dhe kanë parë se në çfarë vendi jetojnë dhe kush është shteti që duhet t’u garantojë të ardhmen”, theksoi kreu i PS-së.
“Pyetja nëse do ta përjashtojë Islamin nuk ka sens. Pyetja është nëse do ta pranojmë në parti zotin Islami. Ai ka kohë që ka ikur dhe është vendosur në një kamp jashtë opozitar. Çdo vendim do të merret në kohën e duhur”, shtoi Rama.
Top Channel