Përgjimet, të përfshirë edhe familjarët e 11 Shtatorit

14/07/2011 02:40

Me bërjen publike të disa detajeve të hetimit mbi skandalin e përgjimeve në Angli, familjarët e viktimave të 11 shtatorit të 2001-t ndjehen të fyer dhe të inatosur.

Sipas disa mediave, edhe ata janë përfshirë në përgjimin e telefonave nga ana e rrjetit të gazetave të Murdoch, ndaj kërkojnë një hetim të hollësishëm për këtë fakt.

“Dikush duhet të marrë guximin dhe të pranojë se të drejtat tona janë shkelur”, shprehet një familjar i cili ka humbur djalin e tij gjatë sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërkohë, shoqata e familjarëve të viktimave të 11 janarit shprehet pro nisjes së një hetimit të detajuar për cështjen në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA