Përgjimet, në pranga edhe një person

14/07/2011 12:45

Policia britanike ka arrestuar sot edhe një person tjetër si pjesë e
hetimeve në lidhje me skandalin e përgjimit në gazetën “News of the World”, pjesë e “News Corporation” e Rupert Mërdokut.

Policia tha se personi dyshohet se ka bërë komplot në përgjimin e komunikimeve. Ai raportohet të jetë personi i nëntë i arrestuar në lidhje me këtë rast.

Mediat britanike e kanë identifikuar atë si Neil Uallis, ish redaktori ekzekutiv i “News of the World”.

Arrestimi i fundit është bërë i ditur një ditë pasi që Neës Corp u tërhoq nga oferta për televizionin britanik BSkyB.

Kjo lëvizje vjen pasi që ligjvënësit britanikë bënë presion ndaj Mërdokut që të heqë dorë nga planet e tij për blerjen e transmetuesit, në kohën kur po zgjerohet skandali i përgjimit të telefonave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA