Në qytetin e Podgoricës, në Mal të Zi, janë djegur mëngjesin e sotëm dy makina të gazetës së njohur “Vijesti”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazeta përmes një informacioni të publikuar në edicionin e saj online.

Sipas burimit, automjetet ishin parkuar në afërsi të ndërtesës ku ndodhen zyrat e gazetës dhe pranë selisë së Agjencisë për Sigurinë Kombëtare.

Policia malazeze ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje dhe pas kryerjes së hetimeve paraprake ka deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Top Channel