Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, kushtuar bisedimeve me Serbinë, opozita ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.

Opozita ka kërkuar që Parlamenti të marrë një vendim që con në pezullimin e bisedimeve dhe që shfuqizon konkluzionet e arritura me palën serbe në Bruksel.

Ndërsa grupi parlamentar i PDK-së ka shprehur mbështetjen e tij ndaj delegacionit kosovar në këto bisedime, që ndërmjetësohen nga BE.

Kryeministri Hashim Thaci u shpreh se dialogu me Serbinë është një detyrim kombëtar dhe theksoi se procesi mbështetet edhe nga SHBA dhe BE.

Top Channel