Senati italian ka miratuar buxhetin e masave të forta anti-krizë, që përfshijnë shkurtimin e shpenzimeve prej 48 miliardë eurosh për tre vitet e ardhshme.
Sipas raportimeve të mediave italiane, buxheti në fjalë duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Ulët ditën e premte.
Italia ka një nga borxhet më të mëdha në zonën euro dhe dëshiron të shmangë një kërkesë të mundshme për ndihmë, sic po bën Greqia.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar se Italia është në vijën e parë të vështirësive ekonomike të eurozonës.
Italia fitoi 2.97 miliardë euro përmes shitjeve të obligacioneve qeveritare 15-vjecare, por iu desh të ofronte 5.9 për qind të fitimit si shkëmbim për obligacione të tilla.
Ditën e djeshme, Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje Italisë që të japë garanci për një “implementim deciziv” të shkurtimit të shpenzimeve.
Top Channel