Policia greke vazhdon te perserise aktet ekstreme ndaj shtetasve shqiptare.
Ngjarja e radhes ndodhi ne kryeqytetin helen,mbremjen e se merkures,ku gjate nje aksioni te pashpjegueshem,policia greke gjobiti dhe bllokoi dhjetëra autobusë dhe vetura,prone e shtetasve shqiptare,të cilët po pergatiteshin të udhëtonin drejt Shqipërisë.
Aksioni u krye ne kohen kur qindra emigrante dhe turiste shqiptare pergatiteshin te udhetonin drejte Shqiperise. Sipas emigranteve qe banojne ne kete pjese te kryeqytetit helen, objekt i kontrolleve dhe gjobave u bene vetem shtetas shqiptare dhe jo shtetas greke qe levizin ne kete zone te Athines. Qytetaret shqiptare shprehen se nuk kane shkelur asnje ligj dhe tabele rrugore. Ata thone se kohet e fundit jane shtuar ndjeshem rastet e gjobave prej policise greke ndaj tyre.
Gjobat variojne nga 300 ne 500 euro deri ne bllokim te automjetit per 30 dite. Te shqetesuar per keto akte raciste te policise greke ,rreth 200 shtetas shqiptare blokuan rrugen kryesore per 30 minuta, me kerkesat per mosperseritje te veprimeve te tilla dhe per qendrim me te drejte te policise greke. Per shkak te reagimit te tyre, policet greke u detyruan te kthejne menjehere targat e automjeteve,duke thene se ishte thjeshte nje keqkuptim. E pyetur prej Top Channel, Drejtoria e Policisw sw Athines, deklaroi se do hetoje lidhur me kete rast.
Top Channel