Edhe pse në paketat e cigareve konsumatorët paralajmërohet për rrezikun
që paraqet pirja e duhanit, duket se ata qe e përdorin nuk i lexojnë.
Organizata Boterore e Shëndetesisë publikon shifrat e vdekshmerise qe
kane ardhur si pasoje e përdorimit të duhanit.
Duke iu referuar shifrave te vitit 2009, sipas INSTAT, në Shqipëri vdesin cdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3000 persona kane shkak kryesor duhanpirjen. Koordinatori i projekteve per duhanin ne Institutin e Shendetiti Publik, Roland Shuperka specifikon shifrat e vdekshmerise per personat qe kane humbur jeten nga kanceri i shkaktuar per shkak te duhani dhe te atyre personave qe kane humbur jeten nga probleme kardio-vaskulare por si shkak kryesor kane pasur serish duhanpirjen.
Sipas studimeve te kryera ne Shqiperi numerohen gjithesj 950 mije duhan pires, ku 680 mije llogariten meshkuj dhe 220 mije te tjere jane femra.Vetem ne nje vit shpenzohen rreth 550 milion dollare nga shqiptaret per te blere duhanit. Nje ligj i mioratuar dy vjet me pare per te ndaluar perdorimin e duhanit ne mjediset publike, si menyre per te ndikuar ne kufizimin e perdorimit te duhanit, deshtoi se zbatuari.
Top Channel