Kuvendi kaloi me votat e mazhorancës ndryshimet në buxhet që ulin
shpenzimet e qeverisë me 18.4 miliardë lekë të detyruara nga rënia e të
ardhurave në gjysmën e parë të vitit.
Buxheti i ri shkurton shpenzimet e shtetit për disa zëra njëherësh si investimet me 8.6 miliardë lekë dhe shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes me 4.5 miliardë. Por tkurrja e fondeve prek edhe disa zëra të mbrjojtjes sociale. Fondi prej 500 milionë lekësh, të cilin qeveria e kishte premtuar si kompesim për cmimin e energjisë për familjet në nevojë do të hiqet.
Fondi i rritjes së pagave ulet me 33 për qind nga parashikimi i fillimvitit ndërsa ai për rritjen e pensioneve ulet me 20 për qind. Në total me këto ndryshime shpenzimet buxhetore do të jenë 390.6 miliardë lekë, ndërsa borxhi i ri që do merret gjatë vitit është 46.8 miliardë lekë.
Top Channel