Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse…
Një atentator vetëvrasës ka vrarë katër persona në një shërbesë përkujtimore të mbajtur në Kandahar, në nder të vëllait të vrarë të presidentit Karzai.
Autoritetet deklarojnë se atentatori e kishte fshehur eksplozivin në callmën e tij dhe e aktivizoi atë në hyrje të xhamisë ku po mbahej ceremonia.
Presidenti Karzai nuk ishte i pranishëm në shërbesë, ndërsa katër vëllezër të tij ishin, por arritën të shpëtonin pa u lënduar.
Ahmad Wali Karzai, një figurë kontroverse por e rëndësishme në luftën e NATO-s kundër talebanëve, u vra të martën nga truproja e tij.
Presidenti Karzai u nis për në Kandahar ditën e mërkur për varrimin, por u largua nga qyteti para ceremonisë së ditës së sotme.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit, që përvec viktimave ka lënë të plagosur edhe 15 persona.
Top Channel