Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka kerkuar ndryshimin e
legjislacionit shqiptar per kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë.
(UPDATE)
Gjate takimit te njesive te perbashketa hetimore ne kuader te programit amerikan sfidat e mijevjecarit, Arvizu deklaroi se, prokurorët kanë rol të rëndësishëm në hetim dhe se Shqipëria ka pasur suksese dhe dështime.
“Se fundmi dua te permend konceptin e imunitetit, sepse shume vende europiane u japin lloje te caktuara te imunitetit te kufizuar zyrtareve publike, ndersa Shqiperia qendron e vetme ne Europe, qe kufizon veprimet hetimore qe mund te kryhen kunder gjyqtareve dhe zyrtareve te larte publike. E di se shume nga ju kane shprehur shqetesime se do te jete e veshtire qe te ndodhe kjo, por ju jeni shprehur edhe se kjo pamundesi pengon hetimet”, tha Arvizu.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh gjate fjales se tij se jane duke u hetuar raste të shumta të dyshuara për pastrim parash dhe të ardhura nga veprimtari korruptive. Ndersa Shefi i SHISH-it, Bahri Shaqiri, ofroi bashkëpunim aktiv në kundërvënien ndaj krimit të organizuar.
Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi pas aktivitetit se ne lidhje me ceshtjen “Meta” nuk është shkelur asnjë procedurë dhe se akuzat e ish-zëvendëskryeministrit janë vetëm një retorikë politike. Per numrin një te organit te akuzes, ceshtja do te vazhdoje vetem ne sallen e gjyqit.
“Një retorikë politike, gjithcka për cështjen ne ia kemi lënë sallës së gjyqit”, tha Rama.
Zevendesministri i Brendshem Pekaj dhe kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla jane shprehur se, ka angazhime ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Top Channel