Partitë politike në Kosovë preferojnë të qëndrojnë larg debateve mes amabsadorit amerikan Dell dhe kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, në lidhje me kërkesën e bërë nga EULEX për interpretimin e imunitetit të deputetëve.

Për përfaqësuesit e disa partive, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë mjaft të rëndësishme.

“Ambasadori Dell dhe SHBA në vecanti janë shtet mik dhe përkrahës të shtetit të Kosovës. Unë nuk mund të interpretoj deklaratat e të tjerëve. Adresa për këtë është tjetërkund”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini.

“Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen më mirë Krasniqi dhe Dell. Ne nuk guxojmë t’i prishim raportet me ndërkombëtarët dhe këtë nuk duhet ta bëjë as zoti Krasniqi”, ka theksuar ai.

Top Channel