Wollfarth-Burgaj; vlerësohet bashkëpunimi

13/07/2011 10:55

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth takoi sot kreun e Policisë së
Shtetit Hysni Burgaj, me të cilin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm.

Ambasadori nuk pranoi të flasë për zgjedhjet, ndërsa theksoi se puna e përbashkët ne lidhje me sigurinë në vend dhe në respektim të shtetit të së drejtës do të vijojë.

Nga ana tij, Burgaj falenderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë për trajnimet para zgjedhjeve. Kreu i Policisë theksoi se siguria dhe rendi në vend do të jenë të forta, ndërsa përmendi problematikën e konflikteve të rastit që përfundojnë në vrasje.

Top Channel