Turqia: Të gjendet zgjidhja për Qipron

13/07/2011 13:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha sot se marrëdhëniet midis
Turqisë dhe Bashkimit Evropian do të ngrijnë, nëse Qipro merr
presidencen e BE-së në korrik të vitit 2012, pa një zgjidhje për
ishullin e ndarë.

“Nëse pala qipriote greke vazhdon negociata dhe merr presidencen e Bashkimit Evropian në korrik 2012, kjo do të thotë jo vetem bllokim i një ishulli, por edhe ngrirje e raporteve të Turqisë me BE-në”, tha Ahmet Davutoglu në një konferencë për media.
 
Qipriotët grekë janë anëtarë të Bashkimin Evropian, ndërsa Turqia është i vetmi shtet që e ka pranuar pjesën turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA