Qeveria ka marre disa vendime të rendesishme, që kanë të bëjnë me biznesin dhe konsumatorët.
Kryeministri Berisha lajmeroi heqjen e tarifes doganore prej 10 perqind per te gjitha importet per industrine e konfeksioneve dhe te kepuceve. Kjo do te thote se veshjet dhe kepucet qe vijne nga jashte, do te duhet te jene te pakten 10 perqind me te lira, meqe tregtaret nuk do te duhen te paguajne me tarifen doganore. Nga heqja e kesaj tarife buxheti te shtetit i hiqen 1 miliarde leke, por kryeministri Berisha ka llogaritur se kjo do te sjelle perfitime te tjera.
“Ne e marrim këtë vendim se modeli ynë ekonomik funksion, na e jep mundësinë ta marrim këtë vendim. Ne besojmë se ky 10 përqindësh apo 1 miliard lekë që do të hynin në arkën e shtetit do të jetë më i vlefshëm në kontot e sipërmarrësve privatë, do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të përmirësohen kushtet e punës, do të investohet më shumë e do të rriten pagat e punonjësve më shumë”, tha Berisha.
Nje takse tjeter qe hiqet eshte ajo e importit dhe e shitjes se makinave, e cila eshte miratuar ne mbledhjen e qeverise, bashke me disa ndryshime per taksen e qarkullimit. Por, ndryshe nga disa analiza, se keto jane levizje qe me rritjen e karburantit rrisin te ardhurat ne buxhet, kryeministri Berisha dha nje argument tjeter.
“Kjo është jetike dhe nuk është absolutisht për buxhetin, por për të mbrojtur mjedisin. Duhet të kemi një gjë të qartë, se duhet të bëjmë gjithçka për mjedisin, se duke mbrojtur mjedisin, mbrojmë jetën tone. Ndaj dhe taksa e karbonit e tëra, përveç pjesës që mund t’i mbetet qeverisë vendore, do të kalojë për mbjelljen e drurëve frutorë. Ka një ristrukturim të taksës së qarkullimit, taksë e regjistrimit të automjeteve, por qeverisë vendore do t’i mbetet 20 përqind e këtyre taksave, nga buxheti i shtetit”, tha Berisha.
Kryeministri siguroi te zgjedhorit vendore se sapo te perfundoje konstituimi i te gjitheve do te nise menjehere dialogun per nje decentralizim te metejshem fiskal.
Top Channel