Prokurorët në Beograd kanë ngritur akuza ndaj bashkëshortes së ish-komandantit serb të Bosnjes, Ratko Mlladic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Bosiljka Mlladic akuzohet për mbajtje të armëve luftarake.

Sipas burimeve, gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2008 në shtëpinë e saj, policia gjeti pistoleta dhe armë automatike që i përkisnin bashkëshortit të saj.

Aktualisht ky i fundit ndodhet në Hagë, ku po gjykohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Top Channel