Pendohet shumë shpejt Bleona Qereti, e cila këto ditë ka marrë kritika dhe ofendime pasi gjatë një interviste te dhënë para disa ditësh në një stacion mode në Amerikë, ka refuzuar të thotë “faleminderit” në shqip.
Përmes faqes së saj në Tëitter këngtarja e njohur ka kërkuar nga fanasat që ta mirëkuptojnë për veprimin e saj, duke thënë se është krenare që në venat e saj rrjedh gjak shqiptar. Por jo vetëm kaq, ajo ka një premtim për gjithë shqiptarët: “Do të dal me flamur shqiptar në skenë, në mundësinë e parë që do kem”, ka shkruar Blenoa në rrjetin social. “Një përpjekje e dëshpëruar për të korrigjuar veprimin e saj tërësisht anti-kombëtar”, e kanë komentuar disa bloger shqiptarë pendimin e Bleonës.
Klipi më i fundit i këngëtares Dafina Zeqiri, “Dangreously in love” ka marrë shumë kritika, jo vetëm sepse me të njëjtin titull ka një superhit diva Beyonce, por edhe sepse duket sikur me këtë këngë Duffy ka kopjuar shumë “Halo” po të Beyonce-s. Videoja e këngës është realizuar në Australi me disa pjesë në hotelin, ku Dufyy ngrihet çuditërisht nga shtrati ku po fle me të dashurin aktual Krenarin, me rroba banje “Burberry”, vijon më pas në plazh, por nuk mungon as një pjesë me një kangur, pasi, normale, jemi në Australi.
Një nga kushtet për të qenë këngëtare e suksesshme është bukuria. E kur bëhet fjalë për më të bukurën, lista udhëhiqet nga Elvana Gjata. Ka patur një klasifikim së fundmi përsa i takon personazheve VIP, femra të skenës shqiptare, duke përfshirë dhe këngëtaret nga Kosova. Gjithçka është zhvilluar në internet aty ku të gjithë fansat bëhen bashkë në profilin e tyre të preferuar për VIP-at në Facebook dhe ndjekin hap pas hapi zhvillimet më të fundit rreth tyre. Në përfundim këngëtarja seksi ka lënë mbrapa bukuroshe të tjera të mirënjohura si Genta Ismaili. Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Nora Istrefi e shumë këngëtare të tjera.
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi përgatit një suprizë verore për fansat e saj, pikërisht një këngë të hareshme me titull “Fantastik”. Klipi i dedikohet një gjendjeje fantastike shpirtërore, një lumturie me shkak, e realizuar nëpërmjet ritmit “dance”, veshjeve gjithë stil e ngjyra dhe fytyrës së qeshur të Jonidës. Vjen kështu me një ndryshim të bukur nga kënga e sezonit të kaluar, balada me titull “Një orë më shumë”, për të prezantuar profilin e saj të lumtur. Ndërkohë që në atë klip shfaqej në një skenë teatri, ku perfomonte pa lëvizur dhe e pushtuar nga notat e trishtimit, në këtë këngë shpërthen në hare, duke transmetuar ndjesinë e vërtetë të jetës së saj në këto momente. “Në klipin tim të ri do ju transmetoj me shumë spontanitet harmoninë shpirtërore që ndjej unë në vetvete”, mësohet të ketë thënë Jonda sipas shtypit rozë.
Është një ndër femrat më të bukura në ekranet shqiptare. Linjat e saj trupore kanë tërhequr gjithmonë vëmendje. Fjala është për këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj. Bukuroshja është parë kohët e fundit shpeshherë në Tiranë dhe duket se është zbuluar arsyeja. Sipas një intervistë në një gazetë të Prishtinës, Afërdita thotë se është e dashuruar me Tiranën dhe për këtë i ka kërkuar të dashurit të saj, Shpat Kasapit që të jetojnë në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Bukuroshja që do të përfaqësojë Kosovë në një spektakël bukurie në Brazilia në shtator të këtij viti, tregon se martesa nuk është në planet e saj dhe të Shpatit.
Top Channel