Pogradec, në burg kërcënuesi i Shanajt

13/07/2011 13:00

Arrest ne burg per 41-vjecarin Adrian Hoxhallari, i cili kanosi banesen e
aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj. Gjykata e Pogradecit ka dhene
masen e sigurise per Hoxhallarin mbeshtetur ne 3 akuzat per kryerjen e
vepres penale te Kanosjes, prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve
luftarake si dhe prishje e rendit dhe qetesise publike.

Organi i akuzes mbeshtetur edhe ne faktin se vete i pandehuri ka pranuar autoresine e ngjarjes ka kerkuar qe gjykata te jape masen e sigurise arrest ne burg duke e konsideruar 41-vjecarin si person te rrezikshem, ndersa ka specifikuar edhe arrestimin e tij ne flagrance ne fshatin Osnat duke rrezuar pretendimet per vetedorezimin e tij.
 
Pas marrjes ne shqyrtim te gjithe versioneve gjykata ka dhene vendimin e saj per lenien ne burg te Adrian Hoxhallarit, i cili mbremjen e se dieles qelloi me 8 plumba pistolete ne drejtim te baneses se regjisorit Mevlan Shanaj, kur brenda ne te ndodheshin gjithe anetaret e familjes. Nderkohe shkaqet e ketij veprimi te rrezikshem kunder aktorit dhe regjisorit te njohur nuk jane zbardhur ende nga drejtesia. Nderkohe vete Shanaj këmbëngul ne faktin se nuk ka patur asnje konflikt apo debat me komshinjte e tij nderkohe qe deklaron se ceshtjen ja ka lene ne dore drejtesise per ta zbardhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA