Piramida, shkelet Kushtetuta

13/07/2011 15:45

Vendimi për prishjen e Piramidës dhe ngritjen në vend të saj të një
kompleksi parlamentar është marrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe
rregulloren e kuvendit. 

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace mbështet akuzat e tij ne nenin 82 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise pika 1 dhe 2.

Në kete nen sanksionohet se propozimi i ligjeve, kur eshte rasti duhet te shoqerohet kurdohere me raportin qe perligj shpenzimet financiare per zbatimin e tij.

Ndersa ne piken dy theksohet se asnje projektligj jo qeveritar qe ben te nevojshme rritjen e shpenzimeve te buxhetit te shtetit ose qe pakeson te ardhurat nuk mund te miratohet pa marre mendimin e Keshillit te Ministrave,i cili duhet te shprehet brenda 30 diteve nga data e marrjes se projektligjit. Ky nen pasqyrohet edhe ne rregulloren e kuvendit.

“Projektligji i paraqitur dje dhe i miratuar dje, në Komisionin e Ligjeve nuk përligj shpenzimet financiare që duhen për vënien në zbatim. Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur në kuvend mendim lidhur me këtë projekt”, tha Brace.

Deputeti i PS-së Brace zbuloi faktin, se kuvendi i Shqiperise i eshte drejtuar me nje kerkese per mendim Keshillit te Ministrave qe ne mars te 2011, me nje draft te ndryshem nga ai i sotmi. Por pavaresisht ndryshimit te tyre, e perbashketa eshte se ne te dyja rastet nuk eshte bere publike pergjigja, ndonese eshte detyrim ligjor percaktimi i vleres perfundimtare te projektit, menyra e faturimit me cmime per njesi, si dhe menyra e prokurimit.

“Cfarë ka ndodhur me draftin e parë të këtij grupi deputetësh të regjistruar në kuvend, si nismë ligjore, dërguar Këshillit të Ministrave? Projekti është ndryshe me atë që po kalon tashmë në kuvend”, tha Brace.

Zoti Brace ju referua edhe deklarates se njerit prej deputeteve te mazhorances, i cili theksoi ne Komisionin e Ligjeve se kuvendi mund t’i lejoje vetes luksin qe te perjashtoje veten edhe nga taksat.

“Duke vjedhur këta e lanë qytetin nën administrimin e një luleje, por problemi është se taksat do të paguhen për qytetarët e qytetit të Tiranës”, tha Brace.

Sipas Erjon Braces filozofia e ketij ligji ne kete periudhe krize ekonomike eshte jonormale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA