Murdoch tërhiqet nga blerja e BSkyB

13/07/2011 16:10

News Corporation e Rupert Murdoch ka njoftuar se po tërheq ofertën e saj për të marrë kontrollin e plotë të transmetuesit satelitor BSkyB.

Njoftimi vjen pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit po përgatitej për të votuar një mocion për t’i kërkuar zotit Murdoch tërheqjen.

Tre liderët e partive më të mëdha kanë deklaruar se mbështesnin mocionin, që nuk ka asnjë pasojë ndaj kompanisë së manjatit australian.

Vendimi i News Corporation vjen disa ditë pas dyshimeve për përgjime ilegale telefonash nga gazetat e kësaj shoqërie.

“Ne mendonim se propozimi për blerjen e BSkyB nga News Corporation do të sillte përfitime për të dyja kompanitë, por tani është e qartë se kjo do të ishte shumë e vështirë të bëhej në këtë klimë”, ka deklaruar zëvendëspresidenti i News Corp. Chase Carey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA