Miranda Kerr, homazh ish të dashurit
13/07/2011 12:30
Miranda Kerr ka zbuluar se emri i plotë i djalit të saj, Flynn Christopher Blanchard Copeland Bloom, ka një domethënie të veçantë.
Modelja, në adoleshencën e saj, ka pasur një të dashur me emrin Christopher, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti me makinë.
“Kisha 2 vite që dilja me të dhe kur vdiq i shkruajta një letër ku i premtova se një nga emrat e djalit tim do të ishte Christopher”, tregon modelja.
Po babai i djalit, aktori Orlando Bloom, si e ka pritur këtë gjë? Sipas Kerr, Orlando nuk e ka pasur aspak problem sepse “është një njeri shumë i mirë”.
Top Channel