LSI: Opozita të bashkëpunojë për reformën
13/07/2011 13:05
Sekretari i Përgjithshëm i Levizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i
bëri thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore, në kuadër
të procesit të integrimit europian të vendit.
Rama theksoi se është e domosdoshme përfshirja e aktorëve politike të vendit në reformën zgjedhore.
“LSI është e gatshme që të kontribuojë dhe të japë të gjithë përvojën që ky proces të nisë menjëherë”, tha Rama.
Top Channel