Mark Marku, kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, ku ka nisur
shqyrtimi i projekligjit për transmetimet me zë dhe figurë, në një
intervistë për Top Channel ka folur për progresin e deritanishëm, në
diskutimin e këtij projektligji, ku një prej neneve, që kundërshtohet
nga operatorët televizë është kufizimi kohor i reklamës me karakter
tregtar.
“Ka një kufizim kohor për reklamat. Standardi është evropian, por në rastin e mediave shqiptarëve është një problem, sepse cmimi i reklamave për njësi kohe në Shqipëri është shumë më i vogël, se sa cmimi i reklamave për njësi kohe në vende të tjera të Evropës”, tha Marku.
Një tjetër nen i disktuar, nga grupet e interesit eshte pikërisht ai për reklamat karakter politik. “Funksionin e KKRT-së në raport me reklamën, qoftë edhe për atë politike. Deri tani i ka takuar KQZ-së që të merret me reklamat politike, institucionit zgjedhor, i cili në njëfarë mënyrë nuk ka të drejtë të kontrollojë median. Ndërsa KKRT-ja si institucion rregullator është më i legjitimuar në këtë funksion dhe unë mendoj se në këtë ligj të jetë KKRT-ja të monitorojë gjithë aktivitetin”, u shpreh Marku.
Ndërsa për nenin 22 te ketij projektligji, i cili i jep ministrit të Inovacionit Genc Pollo kompetenca kontrolluese zoti Marku premton rishikimin e këtij neni.
“Jam pak skeptik ndaj kompetencave të ministrit në ligj, sepse mendoj që pushteti administrativ nuk duhet të interferojë në punën e medias dhe në këtë kuptim ne po rishikojmë sepse edhe vërejtjet në këtë drejtim janë kryesore të aktorëve të konsultuar janë pikërisht për këtë”, tha Marku.
Në këtë projektligj nuk është e qartë se kush dhe si do të arrihet mbledhja e gjobave për televizionet kabllore, të cilat vijojnë të piratojnë programet.
“Më duket e natyrishme që masa e gjobës të rritet sepse kjo pengon piraterinë. Sidomos në sistemet kabllore ka një pirateri të jashtëzakonshme dhe në këtë rast mendoj që kjo pirateri cënon konkurencën e lirë të mediave, sepse disa i blejnë produktet mediatike”, tha Marku, duke shtuar se është kërkuar nga KKRT-ja të propozojë një variant për të vendosur më pas vendosjen e një klauzole në ligj, për të patur një mundësi që gjobat të aplikohen dhe më pas të zbatohen.
Top Channel