Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri është takuar sot me përfaqësuesin e veteranëve të luftës, të cilët kanë hyrë në ditën e 52-të të grevës.

Sipas mediave kosovare, në takim është diskutuar për shqetësimet dhe problemet e ish-luftëtarëve të UCK-së, të cilët kërkojnë miratimin sa më shpejt të ligjit të luftës.

Nga ana e tij, Beqiri ka shprehur mirëkuptimin e LDK-së për problemet e kësaj kategorie, si dhe ka premtuar angazhimin e kësaj partie në zgjidhjen e cështjes.

“LDK do të angazhohet në mënyrë konkrete dhe konstruktive, që cështja e veteranëve të UCK-së të zgjidhet në mënyrën e duhur, sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Beqiri.

Top Channel