Mijëra vetë janë bashkuar me presidentin afgan Hamid Karzai për të vajtuar në funeralin e gjysmëvëllait të tij, që u zhvillua në afërsi të Kandaharit.
Ahmad Wali Karzai, një figurë kontroverse por e rëndësishme në luftën e NATO-s kundër talebanëve, u qëllua për vdekje në shtëpi nga truproja e tij.
Presidenti i përlotur iu afrua arkivolit për të puthur ballin e të vëllait, para se t’u bënte një apel talebanëve që të ndalojnë rebelimin e tyre të dhunshëm.
Masat e sigurisë gjatë varrimit ishin shumë të larta, me helikopterë që fluturonin mbi zonë dhe me shumë trupa ushtarake të vendosura përreth.
Guerrilasit talebanë, që morën përsipër përgjegjësinë e vrasjes së vëllait të presidentit, e kanë cilësuar atë si arritjen e tyre më të madhe në 10 vjet luftë.
Top Channel