Kan “cliron” Japoninë nga bërthamoret

13/07/2011 18:10

Kryeministri japonez Naoto Kan ka bërë thirrje që vendi i tij të zhvillohet me një shoqëri të lirë nga energjia bërthamore.

Deklarata e tij erdhi pas rritjes së iritimit në radhët e opinionit publik pas vazhdimit të pasojave të rrjedhjes radioaktive nga impianti i dëmtuar i Fukushimës.

Në një konferencë televizive, Kan deklaroi se vendi i tij duhet të shfrytëzojë burimet e energjisë se rinovueshme.

Tërmeti dhe tsunami i 11 marsit dëmtuan impiantin e Fukushimës, nga i cili vazhdon të rrjedhë lëndë radioaktive. Kjo ka bërë që një pjesë e gjerë e opinionit publik të dalë kundër energjisë bërthamore.

Rreth 30 për qind e elektricitetit në Japoni prodhohej nga energjia bërthamore para krizës së Fukushimës dhe vendi synonte ta conte këtë shifër në 53 për qind deri në vitin 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA