Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada
Tre shpërthime kanë tronditur qytetin industrial të Mumbait në Indi, ku sipas informacioneve të fundit 17 persona rezultojnë të vdekur.
Autoritetet policore lokale kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se dhjetra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një nga shpërthimet u regjistrua në zonën Zaveri Bazar, një tjetër në lagjen tregtare Opera House, ndërsa tjetri në një lagje në jug të qytetit.
Mediat indiane citojnë ministrin e Brendshëm që ka deklaruar se shpërthimet janë sulme terroriste, por që nuk ka saktësuar se cili grup mund t’i ketë kryer.
Sulmet ndodhen ditën e lindjes së Mohammad Ajmal Amir Qasab, atentatori i vetëm i mbijetuar nga sulmet e armatosura të 2008-ës, ku mbetën të vrarë 170 persona.
Top Channel