Del Toro dhe Day Lewis në filmin e Scorsese

13/07/2011 16:55

Kasti që Martin Scorsese po zgjedh për filmin e tij të ardhshëm premton për një kryevepër: Benicio Del Toro, Daniel Day Lewis dhe Leonardo Di Caprio.

Projekti i ri, që vjen pas “Hugo Cabret” dhe me të cilin regjisori i madh pritet të kthehet në kinema në vjeshtë, është i inspiruar në bestseller-in për rinj të shkruar nga Brian Selznick.

“Filmi quhet ‘Silence’ dhe ka një prioritet mbi projektet e tjera të Scorsese të lajmëruar gjatë kohëve të fundit. Jemi ende duke e diskutuar, por mund të them se është një film shumë shpirtëror”, theksoi një prej përfaqësuesve të regjisorit të njohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA