Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Prishtinë-Beograd,
britaniku Robert Cooper, u ka rekomanduar dy shefave të ekipeve
negociatore, Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanovic, që të informojnë
saktë opinionin në Kosovë dhe Serbi për marrëveshjet, atë që është
arritur në Bruksel, në mënyrë që të mos ketë konfuzione.

Cooper në një intervistë ekskluzive për “Zëri”, cituar nga Telegraf, thotë se i kupton të dy palët që të shprehin këndvështrimet e tyre, por marrëveshjet janë të qarta dhe se Tahiri e Stefanovic, sipas tij, e kanë përgjegjësi të informojnë publikun e tyre.

Anglezi Cooper paralajmëron se marrëveshja për regjistrat civilë, ajo për liri të lëvizjes dhe marrëveshja për targat, nuk do të jenë të vetmet në procesin negociues.

Top Channel